Dhjetor 2027 ,Shkurt-Mars 2027
LAPONIA FINLANDEZE
Nga qytete të ndryshme të Europës, drejt të njëjtës aventurë. Vetëm 10 persona për të përjetuar Laplandën finlandeze mes borës, husky-ve, saunës dhe netëve në kërkim të Dritave të Veriut.


LAPONIA, ME RITMIN E DUHUR
Do të qëndrojmë në Rovaniemi, në zemër të Laplandës finlandeze, dhe prej aty do të nisemi çdo ditë për aktivitetet tona: husky, motoslita, sauna finlandeze dhe mbrëmje në kërkim të Dritave të Veriut.Kemi zgjedhur të mos e mbushim udhëtimin me ndërrime hotelesh dhe transferime të gjata. Duam të kemi kohë për ta shijuar vendin, por edhe fleksibilitetin për të dalë në kërkim të Dritave të Veriut kur kushtet janë më të favorshme.
DITA 1 — MBËRRITJA NË ROVANIEMIParadite: Nisja drejt Rovaniemit, kryeqytetit të Laplandës finlandeze, i vendosur pikërisht mbi Rrethin Polar Arktik. Për pjesëmarrësit që vijnë nga qytete të ndryshme të Europës, fluturimet do të organizohen nga aeroportet më të përshtatshme, me takim të përbashkët në Rovaniemi.Pasdite: Mbërritja në Rovaniemi, transferimi drejt qendrës dhe sistemimi në akomodim. Shëtitja e parë në qytet, mes rrugëve të mbuluara me borë dhe atmosferës tipike të veriut.Mbrëmje: Darkë së bashku dhe nata e parë në Rovaniemi.
DITA 2 — HUSKY & DRITAT E VERIUTParadite: Nisja drejt një ferme me husky për një nga eksperiencat më karakteristike të Laplandës. Pas një prezantimi të shkurtër, do të nisemi për një safari rreth 1 orë e 30 minuta mes pyjeve të mbuluara me borë dhe liqeneve të ngrira, duke drejtuar vetë slitën e tërhequr nga husky-t.Pasdite: Kohë e lirë për të eksploruar Rovaniemin dhe zonat përreth.Mbrëmje: Dalje e organizuar në kërkim të Dritave të Veriut. Guidat lokale do të zgjedhin zonën më të përshtatshme sipas motit dhe aktivitetit auroral. Nëse kushtet nuk janë të favorshme, aktiviteti mund të shtyhet për një nga mbrëmjet pasuese.
DITA 3 — SANTA CLAUS VILLAGEParadite: Vizitë në Santa Claus Village, i vendosur drejtpërdrejt mbi Rrethin Polar Arktik. Do të mund të kalojmë simbolikisht vijën e Rrethit Polar, të vizitojmë postën zyrtare të Babagjyshit të Vitit të Ri, ta takojmë vetë Santa Claus-in dhe të eksplorojmë dyqanet me artizanat dhe produkte tipike.Pasdite: Kohë e lirëDITA 4 — LAPONIA ME RITMIN TËNDParadite dhe pasdite: Një ditë më e lirë, për ta përjetuar Laplandën sipas dëshirës.Mund të zgjidhni mes:vizitë në një fermë me drerë (Reindear)
muzeu Arktikum;
sauna tipike finlandeze;
ice fishing;
eksplorim me nje anije akullthyese.Aktivitetet e kësaj dite janë opsionale dhe nuk përfshihen në çmimin bazë. Për anijen akullthyese dhe ice fishing rekomandohet rezervim paraprak.
DITA 5 — SAFARI ME MOTOSLITA
Paradite: Drejt një nga aktiviteteve më të njohura të Laplandës: safari me motoslita. Për rreth tre orë do të kalojmë përmes pyjeve të mbuluara me borë, liqeneve të ngrira dhe peizazheve arktike, duke ndjekur shtigje në mes të natyrës.Është një nga mënyrat më të bukura për të arritur zona që gjatë dimrit janë të vështira për t’u eksploruar.Pasdite: Kohë e lirëMbrëmje: Darka e fundit së bashku dhe nata e fundit në Rovaniemi.DITA 6 — KTHIMITransferimi drejt aeroportit të Rovaniemit.Secili pjesëmarrës vazhdon udhëtimin e kthimit drejt qytetit nga ku është nisur, me fluturim direkt ose me ndalesë, sipas aeroportit të origjinës.
Rezervo vendin tend
ZGJIDH DATËN TËNDE03–08 Dhjetor 2026 - €2.500 / person08–13 Shkurt 2027- €2.000 / person08–13 Mars 2027 -€2.000 / personGrupe të vogla · maksimumi 10 persona për çdo nisjeRezervo vendin tënd me €200Me një rezervim fillestar prej €200 për person, bllokon vendin në datën që zgjedh.
Pas konfirmimit të nisjes së grupit, plotësohet pagesa deri në 50% të vlerës së udhëtimit, brenda 72 orëve. Shuma prej €200 zbritet nga kjo pagesë. Pagesa e mbetur kryhet deri në 30 ditë para nisjes.
